Më 06 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e dytë trajnues nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Hajredin Kuqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: objektivat e GJEDNJ dhe ndikimi i jurisprudencës së GJEDNJ në mbrojtën e të drejtave të njeriut në sistemin juridik të Kosovës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
06-10-2022