Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-10-2022

Nën moduli: Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni: Hyrje në Kodin e Drejtësisë për të Mitur -Parimet udhëzuese, përkufizimet, masat dhe dënimet ndaj të miturve dhe zgjedhja e tyre

Më 06 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnueses znj. Nesrin Lushta, Gjyqtare në Gjykaten Supreme.

Gjatë realizimit të këtij sesionit janë duke u trajtuar parimet udhëzuese, përkufizimet që përdoren në KDM, masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj të miturve, zgjedhja e masave dhe dënimeve të zbatueshme dhe roli i shërbimit sprovues.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :