Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-08-2022

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Më 18 gusht 2022, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit z. Vaton Durguti, Udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.

Në këtë takim të Këshillit Drejtues të AD-së, është miratuar propozimi për amandamentimin e Programit Trajnues të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2022, në lëmin penale lidhur me temat dhe risitë nga Kodi i Procedurës Penale dhe njëkohësisht është autorizuar Drejtori Ekzekutiv i AD-së që në bashkëpunim me përfaqësuesit e zyrës OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, që të ndërmerr të gjitha veprimet në zbatimin e Programit Trajnues të amandamentuar.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi anëtarët e KD-së themeluan edhe Komisionin e veçantë për vlerësimin e performancës së Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :