Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-09-2022

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Më 12 shtator 2022, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit z. Vaton Durguti, Udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.

Sipas agjendës së përcaktuar për këtë takim, fillimisht Kryesuesi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë ia dha fjalën Drejtorit Ekzekutiv të AD-së, Enver Fejzullahu, për të prezantuar vizionin për zhvillimin dhe fuqizimin e Akademisë së Drejtësisë për periudhën e ardhshme 3 vjeçare.

Me ketë rast, Drejtori Ekzekutiv tha se ndjehet i privilegjuar dhe ka nder që në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të AD-së të vazhdoj punën edhe për një mandat vijues, duke theksuar se pavarësisht vështirësive dhe sfidave nëpër të cilat ka kaluar gjatë kësaj periudhe, janë arritur rezultate të larta në punë. Po ashtu, u zotua se edhe në vitet e ardhshme do të vazhdojë punën me profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet do të kryej të gjitha punët dhe përgjegjësitë pranë AD-së.

Pas prezantimit të detajuar dhe diskutimit të hapur nga anëtarët e KD-së, unanimisht është votuar pro vazhdimit të mandatit tre (3) vjeçar të Drejtorit Ekzekutiv të AD-së, Enver Fejzullahu.

Shpërndaje :