Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-10-2022

Punëtori për hartimin e Programit Trajnues për vitin 2023

Më datë 06 – 07 Tetor 2022, Akademia  e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar Punëtorinë për Hartimin e Programit Trajnues për vitin 2023.

Qëllimi i kësaj punëtorie është përcaktimi i Kurikulës Trajnuese për vitin 2023, në pajtim me nevojat trajnuese të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë ligjor si dhe kërkesave dhe prioriteteve tjera të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Pjesëmarrës në këtë punëtori janë: Kryetarë e Gjykatave, Kryperokurorët, Anëtarët e Këshillit Programor të Akademisë së Drejtësisë, Kryetari i Komisionit për trajnime  nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës si dhe stafi i Akademisë së Drejtësisë nga radhët e Departamentit të Programit.

Shpërndaje :