Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-10-2022

Nën moduli: Procedura sipas mjeteve juridike, sesioni: Mjetet e jashtëzakonshme juridike

Më 11 tetor  2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tretë trajnues nga nën moduli “Procedura sipas mjeteve juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: llojet e mjeteve të jashtëzakonshme juridike, kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe shtojca ligjore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :