Më 11 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e pestë trajnues nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: arrestimi i një të dyshuari për kryerjen e një vepre penale, Neni 5 i KEDNJ dhe aplikimi i tij në Kosovë dhe raste të shkeljes së nenit 5 të KEDNJ në Kosovë- ‘’Urdhrat ekzekutiv’’.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
11-10-2022