Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-10-2022

Nën moduli: KEDNJ, sesioni: Neni 6.1 i Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Më 12 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e gjashtë trajnues nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Neni 6.1 - e drejta për një proces të rregullt, çka kuptohet me “akuzë penale”, e drejta për qasje në gjykatë, pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave, e drejta e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm, e drejta për një proces të hapur, parimi i barazisë së mjeteve, vendime të arsyetuara, e drejta për të mos kontribuar në vetë inkriminim, Neni 6.2 dhe 6.3 i Konventës  Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, privatësia, përgjimi dhe mbledhja e të dhënave, kusht i parashikueshmërisë, Mbikëqyrja sekrete dhe përgjimi i telefonave.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :