Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-03-2016

Kundërvajtjet nga lëmia e rendit dhe qetësisë publike

Më 18 mars 2016,  Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin për gjyqtarët e divizionit të kundërvajtjes me temën “Kundërvajtjet nga lëmia e rendit dhe qetësisë publike”

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të adresohen dhe trajtohen dilemat praktike në zbatimin e dispozitave ligjore të LRQP, me fokus në nenin 4 dhe 16 të këtij ligji dhe t’iu ndihmoj gjyqtarëve të identifikojnë elementet esenciale të veprave të kundërvajtjes kundër rendit dhe qetësisë publike.

Në fokus të këtij trajnimi ishin çështjet që kanë të bëjnë me veprimet inkriminuese si vepra kundërvajtëse nga rendi dhe qetësia publike, elementet cilësuese për vendin publik nga ai jo publik, mjetet juridike dhe kompetenca e divizionit për kundërvajtje të shkallës së parë. Po ashtu, u trajtua mospërfillja e urdhrave të ligjshëm si dhe kërkesa, përmbajtja, objekti, afatet si dhe shkaqet për përsëritje të procedurës, si mjet juridik.

Metodologjia e përdorur në këtë trajnim ishte e kombinuar, me shpjegim të pjesshëm teorik, diskutime interkative të pjesëmarrësve dhe rasteve studimore të përdorura.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e divizionit për kundërvajtje, të nivelit themelor.

Shpërndaje :