Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-03-2016

Hartimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore

Më 22 mars 2016, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), Instituti Gjyqësor i Kosovës me mbështetjen e UNDP-së, ka realizuar trajnimin me temë “Hartimi dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore”.

Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve në drejtim të avancimit dhe zotërimit të shkathtësive në shkrim dhe argumentim të vendimeve gjyqësore, në mënyrë që ato të jenë të përpiluara në formë profesionale dhe me një arsyetim të detajuar dhe të argumentuar mirë.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaborua përmbajtja dhe rëndësia e shkrimit dhe arsyetimit gjyqësor, pjesët e aktgjykimit dhe  teknikat e hartimit dhe arsyetimit gjyqësor. Në këtë kontekst u trajtua metoda IRAC, përpilimi i vendimeve konform kësaj metode, format dhe vështirësitë në zbatimit e saj, si dhe u paraqitën udhëzimet teorike në hartimin e vendimeve gjyqësore dhe në ofrimin e rasteve praktike të punuara sipas metodës IRAC.

Trajnimi u realizua me metoda të kombinuara, përmes ligjërimit të pjesshëm teorik, diskutimeve aktive me pjesëmarrësit të cilët paraqitën sfidat dhe problemet nga këndvështrimi i tyre, të cilat shfaqën në hartimin dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e nivelit themelor.

Shpërndaje :