Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-03-2016

Vija ndarëse e kompetencave të policisë dhe prokurorisë gjatë fazës hetimore

Më 24 mars 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin me temë “Vija ndarëse e kompetencave të policisë dhe prokurorisë gjatë fazës hetimore”.

Ky trajnim synonte ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve në vlerësimin e drejtë të autorizimeve të policisë dhe veprimeve në fazën hetimore policore, në njohjen e kërkesave të ndryshme të policisë në këtë fazë si dhe të kontribuoj në rritjen e nivelit të bashkëpunimit në mes të gjitha organeve të zbatimi të ligjit dhe prokurorit të shtetit.

Trajnimi u fokusua në elaborimin veprimeve fillestare hetimore, rëndësinë e fazës hetimore policore, hetimit proaktiv dhe reaktiv si forma të grumbullimit të informacioneve në fazën e shkëmbimit të informatave si dhe mundësitë e koordinimit të policisë dhe prokurorisë në fazën hetimore. Në kuadër të kësaj u theksua rëndësia e  themelimit të grupeve të përbashkëta të hetimit duke filluar nga veprimet fillestare deri te ngritja e aktakuzës, që do të shtonte efikasitetin në zhvillimin e hetimeve.

Përmes prezantimit të pjesshëm teorik, ushtrimeve përmes rasteve praktike dhe debateve mes pjesëmarrësve, u trajtua kjo temë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë si dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :