Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-03-2016

Program i Specializuar Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve në Luftën Kundër Korrupsionit – Sesioni I

Më 29-30 mars 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës me mbështetjen e GIZ, ka realizuar trajnimin ”Program i Specializuar Trajnimi për Zhvillimin e Kapaciteteve në Luftën Kundër Korrupsionit- Sesioni I”.

Ky sesion trajnimi kishte për synim që në mënyrë të kujdesshme, të detajuar dhe gjithëpërfshirëse t’i adresojë nevojat për zhvillim profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve që merren me luftimin e veprave penale korruptive dhe të trajtoj sfidat rreth implementimit të legjislacionit vendor në luftimin efikas të korrupsionit duke u fokusuar në aspekte specifike që paraqiten si problematike në praktikë.

Fillimisht në kuadër të këtij sesioni u elaborua kuptimi i korrupsionit sipas legjislacionit penal në fuqi, legjislacioni ndërkombëtar në këtë fushë, elementet, pasojat e korrupsionit si dhe format e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional të institucioneve të mandatuara për luftën kundër korrupsionit.

Me tej, u trajtuan planet hetuese dhe hapat e parë të hetimit, zhvillimi i një plani hetues, trajtimi dhe analizimi i informatave publike të disponueshme dhe qasja në dokumente dhe informata jo publike si dhe marrja dhe kërkimi i evidencave elektronike.

Struktura e këtij programi përmban edhe sesionin II dhe sesionin III në të cilat do të jenë grupi i njëjtë i pjesëmarrësve, në mënyrë që të përfundojnë këtë cikël trajnues.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor.

Shpërndaje :