Më 25 – 30 mars 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës ishte nikoqire e vizitës së delegacionit nga Akademia e Drejtësisë së Turqisë.
Vizita realizohet në kuadër të bashkëpunimit të vendosur me Memorandum të Bashkëpunimit në mes të dy institucioneve dhe ka për synim shkëmbimin e ideve mbi praktikat më të mira të administrimit të drejtësisë, shkëmbimit të përvojave lidhur me trajnimin gjyqësor si dhe identifikimi i mundësie për të organizuar programe të përbashkëta.
Në kuadër të vizitës në IGJK delegacioni u njoftua me strukturën organizative, aktivitetet në funksion të përmbushjes së mandatit ligjor dhe sfidat nëpër të cilat kalon IGJK-ja. Përfaqësuesit e të dy institucioneve theksuan gatishmërinë për realizim të programeve të përbashkëta me qellim të zhvillimit të kapaciteteve profesionale të dy vendeve.
Gjatë kësaj vizite delegacioni do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në vend siç janë takimet me Kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së, Kryeprokurorin e Shtetin, Kryetarin e Gjykatës Themelore në Prizren.
29-03-2016