Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-04-2016

Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës - Sesioni I

Më 01-02 prill 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës, me mbështetjen e GIZ, ka realizuar trajnimin “Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës- Sesioni I”.

Ky sesion trajnues kishte për qëllim elaborimin e legjislacionit pozitiv, zhvillimin e njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend rreth procedurave dhe fazave të prokurimit publik si dhe identifikimin e indikatorëve të korrupsionit që lidhen me prokurimin publik.

Fillimisht në kuadër të këtij sesioni trajnues u trajtua legjislacioni primar dhe sekondar që rregullon këtë fushë, ndryshimet legjislative, procedurat e prokurimit publik dhe mënyra e funksionimit të platformës së prokurimit publik elektronik. Në këtë kontekst u elaboruan rregullat për specifikimet teknike dhe dosja e tenderit, përpilimi i dosjes së tenderit, procesi i vlerësimit të një tenderi, si dhe njoftimi, nënshkrimi dhe ekzekutimi i kontratave publike.

Më tej, trajnimi u fokusua në elaborimin e skemave korruptive dhe problemeve të ndërlidhura me mashtrim, skemat e kurdisjes së ofertave si dhe faktorët që ndikojnë në paraqitjen e këtyre veprave penale të korrupsionit në prokurimin publik,.

Gjatë fazës së fundit të këtij sesioni, u diskutua planifikimi i hetimit, përmbajtja e planit të hetimit, ndjekjes, identifikimit të burimeve të informacionit si dhe rëndësia e krijimit të një strukture të hetimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor dhe të apelit.

Shpërndaje :