Mbështetur në marrëveshjen e bashkëpunimit që ka Institutit Gjyqësor i Kosovës dhe Shkolla e Magjistraturës së Francës – ENM, për programin e shkëmbimit të kandidatëve në trajnimin fillestar, në muajin mars është realizuar java e fundit e programi praktikë të kandidatit nga kjo shkollë në Kosovë.
Gjatë kësaj jave, kandidati i ENM-së z. Arnaud GILQUIN-VAUDOUR, ka realizuar praktikën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nën mbikëqyrjen e një gjyqtare për çështje civile. Kandidati ka pasur mundësi të marr pjesë në seanca të ndryshme lidhur me çështje pronësore, familjare, rolin e palëve ndërgjyqëse, dëgjimin e dëshmitarëve, çështje lidhur me kontratat dhe aspekte tjera materiale dhe procedurale në fushën civile. Po ashtu është njoftuar edhe me ekspertiza mjekësore, daljen në teren te rastet e ndarjes së ngastrave etj. Theks të veçantë i është kushtuar të kuptuarit e procedurave, krahasimit të sistemeve gjyqësor të dy vendeve, si dhe shkëmbimit të përvojave.
Në kuadër të agjendës së programit janë realizuar edhe disa takime në Shërbimin Korrektues – Lipjan dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës. Nga këto takime të zhvilluara kandidatit ka pasur mundësi që të familjarizohet me punën dhe funksionimin e këtyre institucioneve lidhur me sistemin e dënimeve në Kosovë dhe ekzekutimin e dënimeve alternative.
Në përfundim të programit kandidati ka realizuar një takim përmbyllës në IGJK, i cili kishte për qëllim diskutimin e përshtypjeve të kandidatit rreth organizimit të programit praktik, se sa ka arritur ai të njoh sistemin gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, rekomandimet e tij si dhe mundësitë e bashkëpunimit reciprok në fushën e shkëmbimit të praktikave profesionale
12-04-2016