Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-03-2016

Ekspertimi në procedurën penale

Më 08 mars 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, ka realizuar trajnimin me temë “Ekspertimi në procedurën penale”.

Synimi i këtij trajnimi ishte të ofroj mbështetje në avancimin e njohurive rreth caktimit të ekspertit dhe fushat e veçanta ku kërkohet ekspertiza si mjet i veçantë provues në procedurën penale, vlerësimit të raportit të ekspertit nga gjykata dhe familjarizimit me aktet ndërkombëtare në kontekst të mbrojtjes së të drejtave të njeriut me rastin e procedimit të ekspertizës.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaborua kuptimi, roli, procedura dhe vendimi për caktimin e ekspertit, roli i palëve në këtë proces si dhe administrimi i ekspertizës gjatë shqyrtimit gjyqësor. Në këtë kontekst u trajtuan rrethanat se deri në cilën fazë të procedurës mund të kërkohet caktimi i ekspertit, dëgjimi i ekspertit dhe pyetjet që mund t’i parashtrohen në shqyrtim gjyqësor si dhe rastet kur eksperti ndërron qëndrim në këtë fazë nga raporti paraprak të cilin e ka deponuar në gjykatë.

Trajnimi ishte i formatit interaktiv, në pjesën me të madhe u zhvilluan diskutime rreth problemeve që hasën në praktikën aktuale gjyqësore, si ekspertizat jo të plota, nxjerrja e vendimeve duke u bazuar vetëm në ekspertizë si provë si dhe u prezantuan raste nga GJEDNJ ku përmes ekspertizës janë shkelur të drejtat e njeriut.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.

Shpërndaje :