Më 25-26 mars 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me USAID-CLE, ka realizuar trajnimin me temë “Ligji i Falimentimit”.
Qellim i këtij trajnimi ishte elaborimi i strukturës së draft ligjit për falimentimin dhe në veçanti konceptet e reja të parapara në të.
Në fokus të këtij trajnimi ishin procedurat e falimentimit që ndryshojnë nga ligji në fuqi, si fushëveprimi i ligjit, parimet, procesi i aplikimit për falimentim, falimentimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, pasuria e falimentimit dhe kërkesat e kreditorëve. Në veçanti u elaborua procesi i riorganizimit, procesi i likuidimit dhe falimentimi ndërkombëtar.
Trajnimi mbi ligjin e falimentimit përmbyll serinë prej 18 trajnimeve në kuadër të programit të specializuar për të drejtën komerciale.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të departamenteve për çështje ekonomike të nivelit themelor dhe të apelit, gjyqtarë të departamentit administrativ të dy niveleve dhe gjyqtarë të Dhomës së Posaçme.
26-03-2016