Më 14-15 prill 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës me mbështetjen e UNICEF-it ka realizuar trajnim dy ditor me temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore-familjare”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që gjyqtarët por dhe profesionistët tjerë të përfshirë, të jenë në gjendje që me kompetencë profesionale të zbatojnë standardet më të larat vendore e ndërkombëtare deh procedurat ku shtrohet nevoja e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në mënyrë që fëmijëve tu ofrojnë mbrojtjen e të drejtave sipas parimit të interesit më të mirë për të miturit në çdo rast dhe procedurë.
Trajnimi u fokusua në trajtimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve sipas legjislacionit pozitiv në Kosovë, në mënyrë specifike sipas Ligjit për Familjen por edhe të akteve tjera normative të rëndësishme, krahasimi me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve posaçërisht me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve në drejtim të krijimit të praktikave efikase në bazë të cilave duhet të jepet vlerësimi dhe vendimi profesional i mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në kontestet martesore.
Më tej, u elaborua mbrojtja e të drejtave të fëmijëve gjatë procedurës së shkurorëzimit, kriteret që merr për bazë gjykata në rastet e besimit të fëmijës, ruajtjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve si dhe roli i Organit të Kujdestarisë në procedurën e besimit të fëmijës. Po ashtu u shtjellua çështja e alimentacionit, vendosja e kontakteve të fëmijëve me prindërit dhe vendosja e gjykatës për këto raste në mënyrë ex officio.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor si dhe bashkëpunëtorët profesional.
15-04-2016