Më 10 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Tenderimi i aseteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe rishikimi i këtij procesi gjyqësor nga gjykata”.
Ky trajnim kishte për synim të trajtoj në tersi procesin e tenderimit dhe shitjes së aseteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe të kontribuoj në tejkalimin e problemeve që hasen në praktikë gjatë rishikimit gjyqësor të këtij procesi.
Trajnimi u fokusua në elaborimin e procesit administrativ të tenderimit në AKP, bazën ligjore dhe procedurën tenderuese si proces i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, fazat e procesit të tenderimit të asevete, si dhe rastet e shtyrjes dhe anulimit të tenderit. Më tej, u trajtua rishikimi gjyqësor i procesit të tenderimit, baza ligjore e padive nga procesi i tenderimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre, palët që mund të fillojnë procedurën gjyqësore, dhe praktika gjyqësore e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme lidhur me proceset e zbatuara tenderuese për ndërmarrjet shoqërore apo asetet e tyre.
Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve interaktive dhe rasteve nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga Gjykata Supreme e Kosovës, Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe gjyqtarë nga Gjykata e Apelit.
10-05-2016