Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-04-2016

Pengim posedimi dhe mbrojtja gjyqësore nga akti i pengim posedimit

Më 01 prill 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Pengim posedimi dhe mbrojtja gjyqësore nga akti i pengim posedimit”.

Në fokus të trajnimit ishte elabourimi i pengim posedimit dhe llojeve të tij, elementet e aktit të pengim posedimit, procedura në kontestet e pengim posedimit, mbrojtja gjyqësore nga akti i pengim posedimit etj.

Në kuadër të trajnimit u trajtua edhe natyra e posedimit, fitimi dhe humbja e posedimit, mbrojtja e posedimit si dhe afatet për ekzekutimin e detyrueshëm të vendimit.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve të pjesëmarrësve për dallimin në mes të pushtetit juridik dhe faktik mbi sendet, përkufizimin e elementeve të pengim posedimit, zbatimin e drejtë të procedurave për mbrojtje nga pengim posedimi dhe specifikat tjera të kontesteve të tyre.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe bashkëpunëtor profesional vendor të nivelit themelor te gjykatave të Kosovës.

Shpërndaje :