Më 05 prill 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka organizuar trajnimin për gjyqtarë me temë “Aktgjykimet sipas Ligjit të Procedurës Kontestimore”.
Synim i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në vlerësimin e rrethanave për vendosje të drejtë, zbatimin e drejtë të dispozitave lidhur me marrjen e aktgjykimit në seancë dhe jashtë saj dhe hartimin e arsyetimeve të llojeve të ndryshme të aktgjykimeve.
Në kuadër të këtij trajnimi u trajtuan çështjet si aktgjykimet dhe kushtet për vendosje, llojet e aktgjykimit, përmbajta e aktgjykimit, marrja e aktgjykimit në seancë dhe jashtë seancës gjyqësore dhe vendosja për aspekte procedurale (llojet e aktvendimeve).
Në fokus të trajnimit ishin edhe vlerësimi i fakteve në bazë të provave të administruara në arsyetim të aktgjykimit dhe zbatimi i dispozitave materiale juridike në gjendjen e vërtetuar faktike.
Trajnimi u realizua përmes prezantimeve teorike, analizimit të rasteve studimore dhe diskutimit të problemeve të shfaqura në praktikë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile nga te gjitha regjionet e Kosovës.
05-04-2016