Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-04-2016

Kontrata e ndërtimit dhe kontestet rreth saj

Më 19 prill 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Kontrata e ndërtimit dhe kontestet rreth saj”.

Në fokus të trajnimit ishin diskutimet rreth aspekteve të përgjithshme nga kontrata e ndërtimit, forma, karakteristikat dhe elementet thelbësore të lidhjes së kontratës, ligji i aplikueshëm tek kontrata e ndërtimit, etj.

Në kuadër të trajnimit u trajtuan edhe detyrimet e kryesit të punimeve të përcaktuara me kontratë, detyrimet e porositësit të punimeve, çmimi i punimeve si dhe procedura gjyqësore në kontestet që rrjedhin nga kontrata e ndërtimit.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve të pjesëmarrësve rreth procedurës së vendosjes nga gjykata në kontestet nga punët ndërtimore, duke u bazuar në praktikën gjyqësore të deritanishme.

Trajnimi u zhvillua përmes elaborimit të rasteve nga praktika gjyqësore, diskutimeve mbi problemet praktike në vendosje të kontesteve te kontratat e ndërtimit dhe prezantimeve nga trajnuesit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe bashkëpunëtor profesional të nivelit themelor.

Shpërndaje :