Më 13-14 prill 2016, Këshilli për Bashkëpunim Regjional, GIZ dhe Instituti Nacional i Magjistraturës së Rumanisë organizuan forumin me temë “Themeli i Rrjetit të Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor të vendeve të Evropës Juglindore”.
Në fokus të trajnimit ishte prezantimi i raportit për praktikat më të mira në trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vendet e anëtare të BE-së dhe Rrjetin e Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor Evropian (EJTN).
Në kuadër të këtij forumi, IGJK prezantoi për kapacitetet institucionale, rolin e saj në gjyqësor, bashkëpunimin me gjyqtarë dhe prokurorë, anët e forta dhe sfidat, programet vendimmarrjen, praktikat e mira dhe bashkëpunimin regjional.
Po ashtu në këtë forum në të cilin morën pjesë institucionet e trajnimit gjyqësor të vendeve të Evropës Juglindore, u diskutua dhe u propozuan fushëveprimi i Rrjetit, struktura, roli dhe aktivitetet e tij.
Pjesëmarrës në këtë forum përveç përfaqësuesve të IGJK-së ka marrë pjesë edhe një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.
14-04-2016