Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-05-2016

“Neni 5 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe zbatimi i tij – E drejta për liri dhe siguri ”

Më 17 maj 2015, në kuadër të PTV-së, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, ka realizuar trajnimin me temë “Neni 5 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe zbatimi i tij”

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me rëndësinë, strukturën, dhe detyrimet pozitive nga neni 5 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (KEDNJ).

Në këtë trajnim u trajtuan kërkesat që përmban neni 5 i KEDNJ-së -e drejta për liri dhe siguri- në kontekst të praktikes gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Është trajtuar ligjshmëria e paraburgimit, bazat e lejuara, garancitë procedurale. Gjithanshëm u trajtuan edhe dilemat në praktikë rreth zbatimit të dispozitave të nenit 5 të KEDNJ-së, në këtë kontekst ligjshmëria e paraburgimit, bazat e lejuara, garancitë procedurale, ndalimi pas dënimit, paraburgimi në pritje të depërtimit dhe e drejta për kompensim.

Në konkludimet përfundimtare u potencua se neni 5 i KEDNJ-së përfshin elementet kyçe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të një individi. Privimi nga këto të drejta ka lidhje dhe efekt të drejtpërdrejtë sa i përket gëzimit të shumë të drejtave të tjera, si e drejta e familjes  dhe  ajo  private,  e drejta për  lirinë  e  tubimit,  të  shoqërizimit  dhe atë të shprehjes deri tek e drejta e lirisë së lëvizjes. Gjyqtarët në mënyrë të vazhdueshme duhet të kenë parasysh se me qëllim që liri të tilla të jenë kuptimplote, çdo privim nga ato duhet të jetë gjithmonë vetëm në rrethana përjashtuese, të jetë i justifikuar në mënyrë objektive dhe të mos zgjasë më shumë sesa të jetë absolutisht e nevojshme.

Përfitues  të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor dhe bashkëpunëtorë profesional.

Shpërndaje :