Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-05-2016

Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çeshtjet penale

Më 26 maj 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në çështje penale”.

Në fokus të trajnimit ishin diskutimet rreth nevojave për bashkëpunimin juridik, analizimin e metodave të hetimeve të fshehta ndërkufitare siç është procedura e ekzekutimit të vendimeve të huaja, ndihma juridike e ndërsjellët, hartimi i urdhrit për konfiskim të ndërsjellët përfshirë elaborimin  e procedurave të ekstradimit të ilustruara me raste nga praktika.

Në kuadër të trajnimit u trajtuan edhe historiku i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, institucionet përgjegjëse, baza ligjore, format e bashkëpunimit, urdhër arresti evropian, urdhër arresti ndërkombëtar ,,RED NOTICE”, etj.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional të departamentit të përgjithshëm të nivelit themelor.

Shpërndaje :