Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-06-2016

Mjekësia ligjore dhe organizimi i Agjencisë se Kosovës për Forenzikë

Më 02 qershor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme (PTV), ka realizuar trajnimin me temë “Mjekësia ligjore dhe organizimi i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë”

Ky trajnim kishte për synim trajtimin e dilemave dhe vështirësive që hasen në praktikën gjyqësore që kanë të bëjnë me ekspertizën mjeko ligjore dhe atë forenzike, me fokus në elaborimin e përmbajtjes së kërkesës, raportit të ekspertizës dhe interpretimit të saj.

Në kuadër të  këtij trajnimi u elaboruan roli dhe shërbimet që ofron Instituti i Mjekësisë Ligjore, eksperti mjeko ligjor dhe angazhimi i ekspertit nga prokurori i shtetit apo gjyqtari, dhe ekspertiza mjekoligjore si provë e rëndësishme në procedurën penale. Më tej trajnimi u fokusua në shtjellimin e rolit dhe shërbimeve që ofron Agjencia e Kosovës për Forenzikë, raporti i saj me prokurorinë dhe standardet ndërkombëtare për ekspertime forenzike.

Metodologjia e aplikuar në këtë trajnim ishte e kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive, me ç’ rast pjesëmarrësit shkëmbyen përvojat e tyre në këtë fushë si dhe u diskutua për krijimin e praktikave më të mira në këtë drejtim.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor.

Shpërndaje :