Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-06-2016

Procedurat alternative

Më 6, 8 dhe 15 qershor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe mbështetjen nga OSBE-ja, ka realizuar tri trajnime regjionale me temë “Procedurat alternative”.

Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte adresimi i rëndësisë që kanë procedurat alternative, si mundësi më e shpejtë për zgjidhjen e rasteve penale, në drejtim të krijimit të një sistemi të drejtësisë penale që garanton një gjykim të drejtë.

Në fokus të trajnimit ishte analizimi i zbatimit të procedurave alternative në praktik, aspektet e përgjithshme përkitazi me procedurat alternative siç janë, diversioni, pezullimi i përkohshëm i procedurës, kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme nga nenet 184, 230 dhe 231 të KPP-së, ndërmjetësimi si dhe marrëveshjet mbi pranimin e fajësisë duke u bazuar në kornizën ligjore të aplikueshme në Kosovë.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve të pjesëmarrësve të cilët përmes pyetjeve të ndryshme ngritën dilemat dhe vështirësitë në zbatimin në praktikë për aplikimin e këtyre procedurave.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :