Më 09 qershor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin, nga fusha e drejtësisë për fëmijë - aspekti penal, me temë “Gjoba dhe urdhri për punë në dobi të përgjithshme”.
Trajnimi synonte që të përmes elaborimit të praktikës gjyqësore dhe analizimit të dispozitave ligjore me rastin e shqiptimit të gjobës dhe urdhrit për punë në dobi të përgjithshme të ofrohen praktikat më të mira në këtë fushë.
Temat në fokus të këtij trajnimi ishin gjoba si dënim i shqiptuar ndaj të miturit, kriteret për shqiptimin e dënimit me gjobë, urdhri për punë në dobi të përgjithshme si masë alternative, rastet kur gjykata mund të zëvendësoj gjobën me urdhrin për punë në dobi të përgjithshme, si dhe kushtet e shqiptimit të urdhrit për punë në dobi të përgjithshme. Më tej u elaborua roli i Shërbimit Sprovues të Kosovës në procesin e organizimit, zbatimit dhe mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimit me urdhër për punë në dobi të përgjithshme.
Metodologjia e aplikuar në këtë trajnim ishte e kombinuar, me shpjegime të pjesshme teorike, diskutime interaktive, dhe raste hipotetike të paraqitura nga trajnuesit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor.
09-06-2016