Prishtinë, 10 qershor 2016 – Me mbështetjen e UNDP-së, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK), kanë organizuar punëtori dy ditore për përmirësimin e politikave dhe strategjisë së tyre.
Gjatë këtyre dy ditëve të punëtorisë, krerët dhe përfaqësuesit tjerë të KPK-së, KGJK-së dhe IGJK-së, kanë biseduar për planet strategjike të institucioneve që udhëheqin, për rregulloret dhe udhëzimet administrative të interesit të përbashkët.
Po ashtu, gjatë kësaj punëtorie është trajtuar edhe imuniteti, trajnimet fillestare dhe orientuese për prokurorë dhe gjyqtarë.
Temë tjetër e trajtuar në këtë punëtori ishte edhe identifikimi i nevojave dhe prioriteteve lidhur me integrimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve serbe në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës.
Planet afat mesme 2017-2020 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ishin tema e fundit në të cilën u fokusua diskutimi i pjesëmarrësve të kësaj punëtorie.
10-06-2016