Me datën 09-10 qershor 2016, IGJK në kuadër të aktiviteteve të saj të rregullta, ka organizuar Tryezën e diskutimeve, për gjyqtaret e Divizionit Civil të Gjykatës se Apelit, Departamentit për Çështje Ekonomike dhe Departamentit për Çështje Administrative në të cilën janë diskutuar temat: “Legjitimiteti i palës, seanca në gjykatën e shkallës se dytë, kompensimi i dëmit jo material, çështja e kamatave, ekspertët, paditë për vërtetim të pronësisë, ndërtimi, kontestet banesore, pengim posedimi, taksat gjyqësore”, etj.
Pas dy ditë diskutimeve dhe ballafaqimeve të argumenteve lidhur me temat dhe çështjet që ishin në fokus sipas agjendës së përgatitur më parë, rrodhën edhe konkluzionet përfundimtare. Këto konkluzione janë finalizuar dhe rishikuar përpos gjatë secilës pikë në tryezë edhe nga penalistët e tryezës.
Tryeza në fjalë ishte me dobi për pjesëmarrësit, duke vlerësuar se IGJK, në vazhdimësi po përkrahë gjyqtarët me tryeza të tilla, pasi që kjo tryezë pason tryezën e cila u mbajt në shkurt 2016, të cilat qëllimin kryesor e kanë harmonizimin e praktikës gjyqësore në fushën civile dhe evitimit të dilemave aktuale që po shfaqen në gjykatat e Republikës së Kosovës.
Penalistë në këtë tryezë kanë qenë z. Kujtim Pasuli dhe z.Isa Kelmendi, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.
Në këtë tryezë pjesëmarrës ishin: gjyqtarë të Gjykatës së Apelit – Divizioni Civil, të Departamentit për Çështje Ekonomike, Departamentit për Çështje Administrative, dhe përfaqësuesi i IGJK-së.
10-06-2016