Me datë 24 qershor 2016, në Institutin Gjyqësor të Kosovës është mbajtur takimi i Këshillit të Redaksisë së publikimeve të IGJK-së.
Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i abstrakteve të punimeve për revistën “Opinio Juris” si dhe përzgjedhja e tyre për publikim në këtë revistë.
Gjatë shqyrtimit të abstrakteve nga Këshilli i Redaksisë u theksua rëndësia e cilësisë së punimeve për publikim në revistën “Opinio Juris” dhe nevojat e gjyqësorit dhe profesionistëve ligjor për aspektin praktik si dhe kontributi i tyre në nxjerrjen e kësaj reviste. Në këtë takim u shqyrtuan abstraktet për të cilat Këshilli i Redaksisë diskutoi dhe vendosi sipas kompetencës së përcaktuar me Rregulloren për Kërkime dhe Publikime në IGJK, ku u përcaktuan afatet për dërgim të punimeve dhe është bërë ndarja e materialit për vlerësim dhe korrigjim.
24-06-2016