Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-06-2016

HELP, mënyra kryesore për të harmonizuar jurisprudencën

Me 16-17 qershor, Këshilli i Evropës ka organizuar konferencën vjetore të Rrjetit të HELP, të titulluar “HELP, mënyra kryesore për të harmonizuar jurisprudencën”.

Synim kryesor i konferencës ishte diskutimi i qasjeve metodologjike dhe mjeteve për matjen e efektit të trajnimit tek trajnimet mbi të drejtat e njeriut për profesionistët ligjor përfshirë dhe shkëmbimin e praktikave më të mira të vendeve anëtare të HELP-it. Po ashtu u prezantua dhe publikimi me titull: “Udhëzuesi i HELP për metodologjinë trajnuese për të drejtat e njeriut për profesionistët ligjor”, qëllimi i të cilit është ofrimi i formave dhe shembujve të kurseve interaktive për të drejtat e njeriut.

Objektivë tjetër e konferencës ishte zgjedhja e anëtarëve të rinj të këshillit konsultativ të HELP.

IGJK është në cilësinë e vëzhguesit në programin HELP të Këshillit të Evropës dhe në këtë konferencë ishte e përfaqësuar nga U.D. Drejtori i IGJK-së dhe Udhëheqësi i PTV-së

Shpërndaje :