Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-06-2016

Konferencë për lansimin e projektit iPROCEEDS

Më 13-14 qershor 2016, në Ohër të Maqedonisë është mbajtur Konferenca për lansimin e projektit iPROCEEDS, projekt ky i  përbashkët Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, nën instrumentin e para-anëtarësimit (IPA) që mbulon të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Kosovën.

Qëllimi i kësaj konference ishte prezantimi dhe shqyrtimi i kapaciteteve dhe nevojave kombëtare në lidhje me krimin kibernetikë dhe parandalimin e pastrimit të parave në internet në drejtim të forcimit të kapaciteteve të autoriteteve në vendet e Evropës Juglindore dhe Turqisë.

Në kuadër të Konferencës u paraqit projekt raporti për gjendjen aktuale, i hartuar pas përfundimit të fazës fillestare, në vizitat e ekspertëve të projektit në vendet përfituese të projektit dhe plani i punës me aktivitet e planifikuara nga projekti iPROCEEDS. Po ashtu, u realizuan dy punëtori rajonale me fokus në ndarjen private/publike të informacionit dhe mekanizmat e shkëmbimit të inteligjencës ndërmjet institucioneve të sektorit financiar, njësitë e krimit kibernetikë dhe aktorëve të tjerë, si dhe punëtoria rajonale për bashkëpunim ndërkombëtar ndërmjet njësive të krimit kibernetikë, njësive të hetimeve financiare, njësive të Inteligjencës Financiare, prokurorisë dhe organet kompetente për bashkëpunim gjyqësor

Në këtë konferencë morën pjesë ekipet  e vendeve nga rajoni i Evropës Juglindore, ndërsa në ekipin nga Kosova mori pjesë edhe një përfaqësues i Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Shpërndaje :