Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-06-2016

Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos-diskriminimin

Më 23 qershor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, ka realizuar trajnimin nga fusha e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me temë “Mbrojtja dhe promovimi i diversitetit, tolerancës dhe barazisë në kontekst të legjislacionit mbi mos-diskriminimin”.

Trajnimi u realizua me qëllim që të kontribuoj në avancimin e njohurive profesionale të përfituesve në qartësimin dhe zbërthimin e kompleksitetit të legjislacionit për mos diskriminimin në Kosovë, si dhe qasjen dhe trajtimin e barabartë të komunitetit LGBT nga ana e gjyqësorit.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaborua korniza ligjore vendore që rregullon këtë fushë, parimi i trajtimit të barabartë, konceptet kyçe të diskriminimit, kategoritë e diskriminimit, si dhe fushat më të prekura nga kjo dukuri. Po ashtu gjatë trajnimit u realizuan aktivitete ndërgjegjësimi për diversitet, paragjykime, mos-diskriminim dhe barazi.

Trajnimi u zhvillua përmes shpjegimeve teorike dhe diskutimeve interaktive për vështirësitë në aplikimin e drejtë të legjislacionit mbi mos- diskriminim.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor. 

Shpërndaje :