Më 30 qershor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, ka realizuar trajnimin me temë “Neni 6 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe zbatimi i tij”.
Trajnimi kishte për synim zbërthimin dhe kuptimin e drejtë të dispozitave të nenit 6, që përmes analizimit të hollësishëm të dispozitave të këtij neni, të qartësohet ndikimi në rendin juridik vendor dhe zbatimi i praktikës gjyqësore të GJEDNJ lidhur me nenin 6 të KEDNJ.
Trajnimi u fokusua në elaborimin e fushëveprimit dhe të strukturës së nenit 6, standardet që rrjedhin nga ky nen si dhe mbrojtjet procedurale sipas dispozitave të nenit 6 të KEDNJ. Më tej u trajtua pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave në kontekst të nenit 6 të KEDNJ dhe praktikës së GJEDNJ dhe u prezantuan raste nga praktika gjyqësore e GJEDNJ.
Dilemat dhe pyetjet gjatë trajnimit u adresuan dhe u trajtuan përmes shpjegimit të pjesshëm teorik dhe shembujve konkret nga praktika.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.
30-06-2016