Më 29 qershor 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin për bashkëpunëtor profesional me temë “Hartimi dhe arsyetimi ligjor” në aspektin penal dhe civil.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte rritja e cilësisë së punës së pjesëmarrësve në hartimin e akteve të ndryshme ligjore si dhe sigurimi i qasjes dhe standardeve të unifikuara për hartimin e të gjitha llojeve të akteve të gjykatave.
Në fokus të trajnimit ishin: llojet e akteve dhe kumtesave të gjykatave, standardet, format dhe procedurat e zbatueshme, procesi i arsyetimit dhe hartimit të vendimeve gjyqësore, ushtrime praktike dhe prezantimi i formave dhe mostrave për të siguruar qasjen uniforme dhe cilësinë e mirë, njoftimi me detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pjesëtarëve të administratës që merren me lëndët civile dhe penale, puna me lëndë, mbajtjen e shënimeve, rrjedhën e komunikimit dhe raportimin, format, mostrat dhe kërkesat procedurale, përdorimi i gjuhës së saktë dhe standardit të korrespondencës zyrtare.
Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve të pjesëmarrësve për metodën IRAC si një organizim efektiv në hartimin e vendimeve gjyqësore.
Gjatë trajnimit janë shtjelluar raste nga praktika gjyqësore. Përfitues të këtij trajnimi ishin bashkëpunëtorët profesional të gjykatave nga niveli suprem dhe ai themelor.
29-06-2016