Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-03-2012

PVAL-civile Tryezë Diskutimesh: “Kontratat për licencën, linzingun, magazinimin dhe kontrollin e mallit”

PVAL-civile
Tryezë Diskutimesh: “Kontratat për licencën, linzingun, magazinimin dhe kontrollin e mallit”

Më 28 mars 2012, IGJK në bashkëpunim dhe mbështetje të USAID-SEAD ka realizuar tryezën e diskutimeve me temën: “Kontrata për licencën, linzigun, magazinimin dhe kontrollin e mallit”. 

Qëllimi i këtij trajnimi ishte analiza dhe trajtimi i gjithanshëm kontratës për licencën, linzingun, magazinimin dhe kontrollin e mallit. Në fokus të tryezës ishin edhe vështirësitë në të kuptuarit e drejtë të kontratave të përmendura dhe dilemat që po shfaqen në praktik.

Objektivat e këtij trajnimi ishin:

• Të shpjegohet korniza e përgjithshme ligjore në fuqi për kontratën e licencës, lizingut, kontrollit të mallit dhe magazinimit si dhe zgjidhjet që përmban Projekt-Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve i Kosovës.
• Të analizohet praktika që nga viti 1999 dhe problemet e ndërlidhura me zbatimin e këtyre kontratave në praktikën aktuale.
• Të sqarohen gjithanshëm elementet thelbësore të kontratës për licencën, linzingun, magazinimin dhe kontrollin e mallit.
• Të sqarohen dhe precizohen të drejtat dhe detyrimet e palëve te këto kontrata.
• Të sqarohen në mënyrë të veçante efektet juridike  të kontratës për licencën, lizingun, magazinimin dhe kontrollin e mallit.
• Të shpjegohet dhe saktësohet përgjegjësia për dëmin e shkaktuar te këto kontrata.
• Të kuptohen drejtë mënyrat e shuarjes së këtyre kontratave.

Tryezë u shoqërua edhe me  raste nga praktika, ndërsa përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :