Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-07-2016

Kursi Hyrës – moduli 2

Nga data 11-13 korrik 2016, IGJK ka realizuar trajnimet nga moduli i dytë i kursit hyrës, për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive.

Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte që edhe me tutje të vazhdohet në ngritjen e performancës së stafit administrativ të gjykatave dhe prokurorive, ndërtimin e aftësive dhe kapaciteteve të tyre profesionale si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga pjesëtarët e administratës.

Në fokus të trajnimi të këtij kursi, në modulin e dytë ishin temat si: hyrje në punën e gjykatave dhe prokurorive, struktura, organogramet, kategoritë e stafit administrativ dhe të drejtat e detyrimet e tyre, komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm dhe puna në ekip, rregullat dhe rregulloret kryesore për menaxhimin e rrjedhës së lëndëve, prezantimi i llojeve të regjistrave dhe dokumenteve të mirëmbajtura nga stafi administrativ, rregullat dhe mostrat, specifikat e punës në çështjet penale dhe çështjet administrative, llojet e rasteve, aktet gjyqësore dhe seancat gjyqësore, procedurat gjyqësore dhe detyrat përkatëse të personelit administrativ, dërgimi i thirrjeve dhe afatet.

Pas secilës pjesë teorike trajnimi është karakterizuar me punën në grupe të pjesëmarrësve.

Përfitues të trajnimeve hyrëse nga moduli 2 ishin zyrtarë të ndryshëm të gjykatave dhe prokurorive duke përfshirë: bashkëpunëtor profesional, zyrtarë ligjor, zyrtarë financiar, zyrtarë të prokurimit, zyrtarë për personel, zyrtarë për informim, certifikues dhe referent të lartë.

 

Shpërndaje :