Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-07-2016

Kontestet e deklarimit të mjeteve monetare në pikat doganore të Kosovës

Me 14 korrik 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin me temë “Kontestet e deklarimit të mjeteve monetare në pikat doganore të Kosovës”.

Trajnimi synonte që të trajtoj sfidat në zbatimin e kërkesave ligjore për deklarim të mjeteve monetare dhe procedurën gjyqësore të rishikimit të akteve administrative të doganave që lidhen me kontestet e deklarimeve monetare.

Në kuadër të këtij trajnimi u elaborua korniza ligjore, primare dhe sekondare, që mbulon fushën e deklarimit të mjeteve financiare në pikat doganore të Kosovës, autoriteti dhe procedurat në pikat doganore për deklarimin e mjeteve monetare. Me tej u trajtua procedura dhe kontrolli gjyqësor i vendimeve të autoriteteve doganore në kontestet e deklarimeve monetare.

Trajnimi ishte interaktiv në çdo fazë të tij, ku u zhvilluan diskutime dhe u paraqiten raste nga praktika gjyqësore e Departamentit për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga Departamenti për Çështje Administrative i Gjykatës Themelore në Prishtinë (divizioni fiskal), zyrtarë doganor si dhe zyrtar nga Njësia e Inteligjencës Financiare.

Shpërndaje :