Më datë 08 shtator 2016, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Veprat penale kundër detyrës zyrtare”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte të sqaroj në mënyrë të hollësishme veprat penale kundër detyrës zyrtare sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të analizohen disa nga format e këtyre veprave që më së shpeshti paraqiten në praktikën gjyqësore.
Fillimisht u paraqiten karakteristikat dhe elementet esenciale të këtyre veprave penale. Me tej u trajtuan veprat: Shpërdorimi i pozitës ose i autorizimit, marrja dhe dhënia e ryshfetit si dhe raportet në mes të këtyre veprave penale. Veprat tjera penale nga kapitulli i veprave penale kundër detyrës zyrtare, që u elaboruan ishin edhe vepra e ushtrimit të ndikimit dhe vepra nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore. Krahasimi i legjislacionit vendor me atë të disa shteteve të rajonit, po ashtu ishin pjesë e trajtimit dhe diskutimit në kuadër të këtij trajnimi.
Metodologjia e aplikuar në këtë trajnim ishte e karakterit interaktiv e përshtatshme për pjesëmarrësit që zhvilluan debat dhe paraqitën sfidat me rastin e trajtimit të veprave penale kundër detyrës zyrtare.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.
08-09-2016