Më 08-09 shtator 2016, IGJK në bashkëpunim me projektin “Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtarë në Drejtësinë Penale” i financuar nga BE-ja, dhe i zbatuar nga Rrjeti i Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor, ka realizuar punëtorinë me temë “Konfiskimi ndërkufitar i pasurive”.
Çështjet të cilat janë trajtuar gjatë kësaj punëtorie kishin të bënin me specifikat e ndihmës së përbashkët juridike në lidhje me metodat moderne të vlerësimit, në kontekst të krimit të organizuar ndërkufitar dhe kthimit të aseteve duke ndërmarrë ndër-veprime komplekse në konfiskimin e të ardhurave nga krimi. Njëkohësisht, u trajtua dhe u demonstrua struktura dhe hartimi i kërkesave për ngrirjen ndërkufitare të aseteve dhe konfiskimit të pasurisë të fituar me vepër penale me element ndërkombëtar.
Metodologjia e aplikuar ishte e kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive si dhe puna në grupe e pjesëmarrësve.
Përfitues të këtyre trajnimeve ishin gjyqtarët, prokurorët e nivelit themelor, policia hetuese, zyrtarët nga dogana, zyrtarët nga Njësia e inteligjencës financiare nga të gjitha regjionet Kosovës.
09-09-2016