Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-10-2022

Procedura penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore

Më 13 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë Procedura penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore’’

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Hashim Çollaki, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Ramadan Gashi trajnues gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me veçoritë e procedurës penale ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore; paraburgimi për personat me çrregullime mendore, zbatimi i ekzaminimit psikiatrik, trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe në liri;

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë, prokurorë dhe mbrojtësit e viktimave.

Shpërndaje :