Më 13 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke u realizuar trajnimi teorik sesionin e shtatë nga nën modulin “KEDNJ” në mbështetje të trajnueses znj. Habibe Salihu, Prokurore në Prokurorin Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni trajnues, prezent ishin përfaqësues nga Këshilli i Evropësë të projektit "JUFREKS" si dhe zëvëndësvendës shefi i KE-së z. Tankut Soykan i cili shpalosi pak nga veprimtaria e tij në këtë projekt, rendësin e KE-së në Kosovë si dhe mbështetjen e vazhdueshme të projektit për Nenin 10- Liria e shprehjes dhe mbrojtjen e gazetarëve dhe sinjalizuesve në Kosovë.
Trajnimi vazhdoi me trajtën e temave: Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Liria e shprehjes, raast praktik: Jersild kundër Danimarkës, Liria e shprehjes dhe Ligji për Qasje ne Dokumentet Publike si dhe Ligjin për Mbrojtën e Sinjalizuesit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
13-10-2022