Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-10-2022

Nën moduli: Shqyrtimi gjyqësor, sesioni e tretë: Shtyrja, ndërprerja dhe koha e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, si dhe procesverbali i shqyrtimit gjyqësor

Më 17 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e tretë trajnues  nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Shtyrja, ndërprerja dhe koha e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, si dhe procesverbali i shqyrtimit gjyqësor dhe procesverbali i shqyrtimit gjyqësor

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :