Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-10-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i trembëdhjetë: pasojat juridike dhe rehabilitimi i të dënuarave

Më 17 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e trembëdhjetë  trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: pasojat juridike të dënimit, kohëzgjatja e pasojave juridike të dënimit, pozita juridike e personave të dënuar pas mbajtjes së dënimit, lirimit ose parashkrimit dhe rehabilitimi.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :