Më 19 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar: trashëgimtarët e domosdoshëm, llogaritja e pjesës së domosdoshme, inventarizimi i pasurisë trashëgimore, llogaritja e dhurimeve dhe legëve në pjesën trashëgimore, padenjësia, vlerësimi i padenjësisë dhe përjashtimi nga trashëgimia e trashëgimtarit të domosdoshëm.
Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike dhe me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
19-10-2022