Më 20 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Arsyetimi i vendimeve gjyqësore në lëmine civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Suprem.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Procesi i të shkruarit, Parimet e të shkruarit ligjor, Gjuha e përdorur në tekstin e shkruar, uniteti i paradrafit, argumetnimi i plotë dhe Struktura e fjalisë, korrektësia gramatikore dhe drejtshkrimore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
20-10-2022