Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-09-2016

Zbatimi i Ligjit për Themelimin e Regjistrit të të Drejtave të Pronës së Paluajtshme

Më datë 16 shtator 2016, IGJK në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme, ka realizuar trajnimin me temë “Zbatimi i Ligjit për Themelimin e Regjistrit të të Drejtave të Pronës së Paluajtshme”.

Trajnimi synonte që të trajtoj aspektet ligjore që kanë të bëjnë me instrumentet lidhur me regjistrimin e pronës së paluajtshme në Zyrën Kadastrale Komunale (ZKK), dhe procedura e inicimit të konfliktit administrativ në gjykatën kompetente kundër vendimit të AKK-së.

Gjatë këtij trajnimi, në mënyrë të hollësishme u elaboruan dispozitat e Ligjit për Themelimin e Regjistrit të të Drejtave të Pronës së Paluajtshme, kushtet dhe kriteret e regjistrimit të Drejtave të Pronave të Paluajtshme, si dhe parimet e rregullat kryesore të Ligjit për Procedurën Administrative, me rastin e inicimit të konfliktit administrativ në gjykatë kundër vendimit të AKK-së.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve dhe situatave praktike që përmbajnë dilema të mundshme në drejtim të eliminimit të dilemave të caktuara.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor dhe atij të apelit.

Shpërndaje :