Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-10-2022

Nën moduli –E drejta ekonomike– sesioni i nëntë: falimentimi

Më 21 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta Ekonomike”, në mbështetje të trajnuesit  z. Mahir Tutuli, Kryetar në Gjykatën Komerciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: leximi dhe interpretimi i Ligjit të Falimentimit të Kosovës, juridiksioni i gjykatës dhe mjetet juridike, fillimi i procedurës së falimentimit, riorganizimi, koncepti i ri: Lehtësitë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM), koncepti i ri: Lirimi Individual dhe likuidimi.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :