Më datë 20 Tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar dy takime online për mes platformës zoom. Paradite takimi u realizua me Administrator të Gjykatave ndërsa pas dite takimi u realizua me Administrator të Prokurorive për Vlerësimin e nevojave trajnuese për Hartimin e Programin Trajnues të vitit 2023
Qëllimi i këtij takimi ishte përcaktimi i Kurikulës Trajnuese për vitin 2023, në pajtim me nevojat trajnuese të bashkëpunëtoreve profesional, zyrtareve ligjor dhe stafit administrativ gjyqësor dhe prokurorial.
Në kuadër të këtij takimi u prezantuan trajnimet te cilat janë realizuar gjate këtij viti për bashkëpunëtoret profesionale she stafin administrativ si dhe u identifikuan nevojat për Programin Trajnues për vitit 2023.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Administratoret, Ndihmës administratorët e Gjykatave, Administratoret e Prokurorive si dhe stafi i Akademisë së Drejtësisë nga radhët e Departamentit të Programit.
21-10-2022